IMG_1451.JPGIMG_1453a.jpgIMG_1463.JPGIMG_1468a.jpg

Home

BUSH - Biblioteka Universitare Shkencore

 Biblioteka Shkencore e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka filluar veprimtarinë e saj që me krijimin e Institutit Pedagogjik në vitin 1957,me një fond prej 1000 librash,këto kryesisht në shqip.Sot kjo bibliotekë ka një fond prej 150.000 librash    të rregjistruar në katalog elektronik.Fondet e bibliotekës, në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaj,mbulojnë me literaturë të gjitha fakultetet e universitetit.     
      Biblioteka zotëron koleksione të pasura si :fondin albano- ballkanologjik,fondin shqip & të shkencave filologjike të albanologjisë,fondin e huaj,bibliotekën austriake,fondin e periodikut,revistave,gazetave dhe fondin e fakulteteve.
       Vlen të cilësohet se fondi më me vlerë është fondi albano- ballkanologjik.Në këtë fond ndodhet edhe antikuari mjaft i çmuar i kësaj biblioteke (njëkohësisht një ndër më të mirët në Shqipëri) i përbërë nga 32 libra të rrallë të botuar  që në shek. XVI.
       Fondi i vjetër është në proçes digjitalizimi për të siguruar jetëgjatësinë e tij si dhe njëkohësisht për ta bërë atë sa më të disponueshëm për studiuesit e lexuesit në përgjithësi.Ky është një process që vazhdon.
       Fondi libër në sallën e fakulteteve i përket fushave : Psikologji, Sociologji, Filozofi, Didaktikë, Monografi, Etnografi, Histori, Gjeografi, Gjuhësi, Letërsi, Kimi, Biologji,Fizikë, Matematikë, Informatikë, Teknikë, Juridik, Politikë, Besim fetar, Art, Kulturë, Muzikë, Sport, etj.
       Biblioteka austriake që në vitn 2000 zë një hapësirë të veçantë në mjediset e BUSH . Fondi i saj përmban  rreth 6500 libra të rregjistruar në katalog elektronik ,videokaseta,
DVD si dhe periodikë.Fondi i kësaj biblioteke shtohet nga viti në vit dhe është dhuratë e Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme të Austrisë.
       Godina aktuale e bibliotekës është përfunduar së ndërtuari në vitin 2006.  Ajo ka një sipërfaqe prej 3000 m2, është e pajisur me  rafte librash që në total kanë një gjatësi 8 km linear dhe një  kapacitet mbajtës  deri në 400 mijë libra.Mobilimi i bibliotekës dhe sistemi i ngrohjes janë dhuratë e Qeverisë Austriake  
       Biblioteka Universitare Shkencore ofron shërbim ndaj pedagogëve ,studentëve dhe klientëve të jashtëm përmes sportelit të huazimit,sportelit të informacionit, mediatekës,e cila është e pajisur me 30 vende multimedia(kompjuterat e kësaj salle janë dhuratë e e Qeverisë Austriake dhe e Universitetit të Firences),si dhe tri sallave të leximit me afërsisht 300 vende leximi ku lexuesit e studiuesit mund të lexojnë e shfletojnë literaturë  në kushte qetësie.
        Në godinën e bibliotekës është e përfshirë edhe salla e konferencave
„Hoeflechner”,mjaft bashkëkohore , me një kapacitet 100 vende e cila mundëson zhvillimin e një sërë aktivitetesh të karakterit akademik,mësimdhënës apo promovues.