Arkivi digjital synon të sigurojë qasje digjitale në formë të strukturuar dhe autoritare në mënyrë që të integrojë teknologjinë e informacionit, arsimin dhe kulturën në bibliotekat bashkëkohore.
Misioni i ynë është i njëjtë me ata të bibliotekave të tjera digjitale kudo në Botë.
Synimet tona janë:
- Qasja dhe ruajtja përmes koleksioneve virtuale e trashigimisë kulturore, sidomos të arkivave me vlerë të bibliotekave tona.
- Krijimi i një sistemi bibliotekash digjitale në qytetin e Shkodrës, duke lënë hapësirë bashkëpunimi edhe për krijimin e rrjeteve të integruara digjitale duke respektuar gjithnjë standartet e pranuara ndërkombëtare.
- Lidhjet e bibliotekave me rrjetet e shpejta të kërkimit.
- Realizimi i ciklit të plotë të krijimit, shpërndarjes, përdorimit dhe ruajtjes së të dhënave, të informacionit dhe dijes.