Konferenca kulturore-shkencore me temë: “Skënderbeu  në veprat e autorëve shqiptarë dhe të huaj” hapi javën e aktiviteteve dedikuar “Ditës Botërore të Librit” dhe “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut”.  Ne këtë konferencë referuan: Gjovalin Cuni, studiues dhe drejtor i bibliotekës “Marin Barleti” me trajtesën: “Marin Barleti shkruesi i Historisë së Skënderbeut”
Prof. dr. Ledri Kurti me trajtesën: “Figura e Skënderbeut në penën e matur dhe fjalën që peshon në fillimshekullin XX”

Ma. Olimpia Kakarriqi, përgjegjëse e Fondit Albano-Ballkanologjik, me trajtesën: “Paraqitje panoramike e veprave mbi Skënderbeun në Fondin e Librit të Rrallë” dhe “Mozaik letrar me pjesë të zgjedhura për Skënderbeun” nga sudentët e Universitetit.
Moderatore e aktivitetit ishte drejtorja e bibliotekës Alida Luka.
Aktiviteti u ndoq me interes nga shumë pedagogë e studentë të Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Nderuan me pjesëmarrjen e tyre: dekane e Shkencave Shoqërore  prof. dr. Mimoza Priku,  prof. dr. Tomorr Osmani dhe studiues të historisë dhe letërsise.