Me rastin e Ditës Botërore të Librit, Biblioteka e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizon takimin interaktiv me studentët:
“Më nxit një libër!
Leximi-sfidat që duhen kapërcyer!”
Studentët duhet të paraqesin 5 arsye pse libri që ata kanë lexuar, duhet të lexohet edhe nga të tjerët. Arsyetimi dhe argumentimi më i mirë, shpallet fitues dhe merr dhuratë një libër! Pjesë e këtij aktiviteti do të jenë edhe debatet mbi proçesin e leximit: sa dhe pse duhet të lexojmë?
Ju ftojmë të bëheni pjesë e iniciativës sonë për t’u bërë sa më të dobishëm për njëri-tjetrin, përmes shkëmbimit të informacioneve dhe përvojave të leximit, të cilat na sjellin kënaqësi!
Biblioteka Universitare, 24 prill 2013, salla e leximit “Vehbi Bala”, kati i II-të, ora 11.00.
Ju mirëpresim!