Me rastin e 15 vjetorit te krijimit te Bibliotekes Austriake ne Shkoder te vetmes ne Shqiperi u organizuan ne ambjentet e Bibliotekes Universitare te Shkodres veprimtari te ndryshme kulturore. Filloi me date 1 Qershor me “Dita e dyerve te hapura” ku studente pedagoge dhe intelektuale te Shkodres vizituan ambjentet e kesaj biblioteke. Me date 3 Qershor ne ora 13 u shfaq filmi dokumentar “Österreich”,pjese e fondit te Bibliotekes Austriake, nje guide neper vendet me te bukura te Austrise ne sallen “Walter Höflechner” te Bibliotekes se Universitetit te Shkodres. Filmi u shfaq ne gjuhen gjermane dhe zgjati 52 minuta. Nje shetitje hekurudhore rreth Austrise e nderthurur me historine e ketij vendi duke filluar me Vjenen e duke vazhduar me tej me Linzin, Salzburgun, Gracin etj. etj. Filmi u ndoq kryesisht nga vitet e dyta te shkolles austriake si dhe nga te tjere te pranishem. Me date 4 qershor ne bashkepunim me Departamentin e Gjermanistikes ne Universitetin e Shkodres u shfaq nje tjeter film dokumentar “Plastic Planet” ne po kete ambjent ne oren 11. Ky film dokumentar eshte perkthyer me titra ne shqip nga studentet e vitit te trete te Departamentit te Gjermanistikes nen udheheqjen e padagoges Sara Gurraj. Me date 5 qershor ne ora 11 ne Sallen “Walter Höflechner” te Bibliotekes se Universitetit te Shkodres u zhvillua edhe dita permbyllese e aktiviteteve te zhvilluara me rastin e 15 vjetorit te Bibliotekes Austriake ne Shkoder. Te pranishem ishin nder te tjere Ambasadori Austriak ne Shqiperi Z. Thomas Schnöll, zv.Rektori i Universitetit te Shkodres Z. Fatmir Vadahi, zv. Ministri i kultures Z. Zef Cuni, drejtoresha e bibliotekes se Universitetit Znj. Alida Luka, Ish rektore te Universitetit te Shkodres si Z. Gjovalin Kolombi, Z. Mahir Hoti, Konsull nderi i austrise ne Shkoder, Z. Gjergj Leqejza, e te tjere inteleketuale e te ftuar miq dhe bashkepunetore te bibliotekses Austriake ne Shkoder. Takimin e moderoi drejtuesja e Bibliotekes Austriake ne Shkoder Znj. Oriona Zylja dhe fjalen e pare te pershendetjes e beri zv. Rektori Vadahi, i cili vleresoi veprimtarine të vyer te Bibliotekes Austriake brenda universitetit te Shkodres. Gjithashtu ai beri nje veshtrim te shkurter historik te mardhenieve te bashkepunimit mes Universitetit te Shkodres me ate te Gracit. “Biblioteka Austriake që në lindjen e saj shërbeu dhe vazhdon të shërbejë si mbështetje e fuqishme shkencore burimore me literaturë klasike dhe bashkëkohore për studentët tanë”. Me pas fjalen e mori Prof. Gjovalin Kolombi nje nder nismetaret e marrveshjeve me universitetit te Shkodres me ate te Gracit te Austrise. Ai tregoi hapat dhe themelet e pare te ketyre marrveshjeve te cilat hodhen themelet per marreveshje edhe me universitete dhe institucione te tjera arsimore e kulturore te austrise. Z. Kolombi solli edhe 3 min pamje filmike nga themelimi i Departamentit te Gjermanistikes ne shkoder ne bashkepunim te ngushte me institutin e Gjermanistikes ne Graz. Me pas Znj. Zylja e vazhdoi historikun e krijimit te bibliotekes Austriake duke ia dhene fjalen Prof. Mahir Hotit i cili ne vitin 2000 kur u themelua kjo biblioteke ne Shkoder ishte Rektor i Universitetit te shkodres dhe kryetar i shoqates se miqesise Shqiperi-Austri. Zoti Hoti beri nje pershkrim te asaj periudhe duke perfshire ketu edhe kohen e ndertimit te godines se re bashkekohore te Bibliotekes Universitare e cila u ideua dhe u mobilua me mbeshtetjen e Ministrise se puneve te jashtme te austrise. Te gjitha keto u shoqeruan edhe me foto edhe me pjese te shkurtera filmike. Me pas Znj. Zylja foli me gjate per bibliotekat austriake ne europen lindore dhe juglindore si dhe per punen e bibliotekes austriake ne keto 15 vite, per fondet e saj si dhe per aktivitetet e shumta kulturore dhe shkencore qe organizon ajo. Nuk mungoi edhe fjala pershendetese e drejtoreshes se shkolles austriake “Peter Mahringer” ne Shkoder, nje bashkepunuese e vazhdueshme dhe mbeshtetese e forte e aktivitetit te Bibliotekes Austriake. Kete aktivitet e pershendeten nga ministria e integrimit dhe mardhenieve europiane dhe nderkombetare Znj. Sandra Diepenseifen si dhe Prof. Walter Höflechner, nje nder nismetaret e pare te mardhenieve ndermjet universitetit te Shkodres me ato te austrise. Aktiviteti perfundoi me nje vizite ne ambjentet e Bibliotekes Austriake.