Ofron një shërbim mjaft cilësor. Realizohet ndaj përdoruesve të bibliotekës edhe përmes sallës së konferencave me 120 vende e njohur si salla “Walter Hoeflechner”, në nderim të profesorit të Universitetit të Grazit, që u përfshi me shumë pasion në projektin për bibliotekën e re. Kjo sallë është e parametrave bashkëkohore. Në këtë sallë mund të realizohen edhe video konferenca.