Biblioteka e Universitetit “Luigj Gurakuqi ” dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, në Ditën Botërore të Librit organizuan veprimtarinë me temë ” NDËRMENDJE LETRARE “. Qëllimi i kësaj veprimtarie ishte vlerësimi i disa personaliteteve të kulturës shqiptare, të lënë jashtë vëmëndjes së studjuesve, të pa përfshirë në Historinë e Letërsisë Shqiptare. Studentët në trajtesat e tyre, analizuan vepra të shkrimtarëve Lazër Shantoja, Vinçenc Prennushi, Mati Logoreci, Injac Zamputi, Haki Stërmilli etj. Veprat e këtyre shkrimtarëve gjenden në fondet e bibliotekës së universitetit. Kjo veprimtari ishte edhe një nxitje për kërkime e shkrime të reja në fushën e letërsisë, gjuhësisë, etnografisë, kulturës dhe qytetërimit në Shqipërinë veriore, gjatë gjysmës e dytë të shek. XX.