Rregullore e Bibliotekes se Universitetit

RREGULLORE
E BIBLIOTEKES SE UNIVERSITETIT “LUIGJ GURAKUQI” – SHKODER

§ 1 – LEJUESHMERIA

1.1 Biblioteka e Universitetit eshte e hapur per kedo ne pergjithesi.
1.2 Frekuentimi behet duke iu permbajtur Statutit te USH si dhe te EDV-ve (programeve elektronike per perpunim te dhenash) perkatese.
1.3 Kohet e hapjes percaktohen ne menyre te vecante dhe behen publike.

§ 2 – FREKUENTIMI I BIBLIOTEKES SE UNIVERSITETIT GARANTOHET:

2.1 ne sallen kryesore per te pakten 2100 ore ne vit, nga te cilat ne periudhen e pushimeve te pakten 30 ore ne jave;
2.2 ne ambjentet e tjera te leximit dhe perdorimit te Bibliotekes Qendrore si dhe ne bibliotekat e fakulteteve dhe te departamenteve me te pakten 800 ore ne vit, nga te cilat gjate kohes se pushimeve me te pakten 15 ore ne jave.
2.3 ne departamentet e universitetit te pakten 700 ore ne vit, me nje kohe minimale hapje prej 20 oresh, gjate periudhes se pushimeve me te pakten 5 ore ne jave.

§ 3 – E DREJTA E FREKUENTIMIT
Kane te drejte frekuentimi
3.1 Pjestare te USH;
3.2 Pjestare te universiteteve dhe shkollave te larta shqiptare (shkollave te larta profesionale);
3.3 Persona te tjere mbi 14 vjec;
3.4 Persona nen 14 vjec, te cilet sjellin nje garanci me shkrim te prindit apo te perfaqesuesit zyrtar per te;
3.5 Biblioteka e Universitetit ka te drejte te kerkoje nga frekuentuesit nje dokument te vlefshem identifikimi me fotografi per fitimin e se drejtes se frekuentimit;
3.6 Ne raste te justifikuara vecanerisht per fondet me perdorim te kufizuar mund te kufizohet e drejta e frekuentimit me arsyetimin e qellimit per mesimdhenje dhe kerkime

§ 4 – STRUKTURA DHE FONDI

Biblioteka e Universitetit perbehet nga Biblioteka Qendrore, ato te fakulteteve dhe departamenteve si dhe te njesive te tjera te ndryshme decentrale bibliotekare.

§ 5 – FONDED E BIBLIOTEKES

Fondet e Bibliotekes se Universitetit jane prone e USH; nga kjo perjashtohen fondet te cilat jane pasuri kombetare, per sa kohe qe ato perbejne nje te tere ne kontekstin historik, artistik, kulturor ose shkencor.

§ 6 – SHERBIMET

Frekuentimi i Bibliotekes se Universitetit si dhe huazimi i mediave te saja eshte falas.
Biblioteka e universitetit ofron ne vecanti sherbimet e meposhtme
6.1 Sigurimin (blerja), zberthimin dhe venjen ne dispozicion e te gjitha materialeve dhe resurseve elektronike qe sherbejne per permbushjen e detyrimeve te mesimdhenjes dhe kerkimore per pjestaret e USH dhe per publikun e interesuar per fushen shkencore duke marre parasysh vazhdimesine dhe perfeksionimin e metejshem ne perspektive;
6.2 Huazimin e materialeve per perdorim jashta Bibliotekes se Universitetit (Huazimi)
6.3 Gjetjen e materialeve nga Fondet e bibliotekave te tjera (Huazimi ne distance), si dhe furnizimin elektronik te dokumentacionit;
6.4 Kryerjen e sherbimeve informative, vecanerisht rekomandimin e informacionit nen perdorimin e rrjeteve nderkombetare te te dhenave (p.sh. internet) dhe resurseve elektronike;
6.5 Venjen ne dispozicion e vendeve te punes dhe leximit perfshi ketu hard dhe software te standartizuar.
6.6 Perkujdesjen dhe zberthimin e vlerave historike te fondit liber;
6.7 Bashkepunimin ne projektet e perbashketa shqiptare dhe nderkombetare ne fushen e informacionit shkencor;
6.8 Kooperimi dhe koordinimi me bibliotekat e tjera shkencore te Shqiperise dhe ato te Europes.
6.9 Specializimin ne fushen e Bibliotekave, Informacionit dhe Dokumentacionit (BID);
6.10 Organizimi dhe drejtimi i ekspozitave dhe veprimtarive te tjera kulturore.

§ 7 – RREGULLI DHE SIGURIA

7.1 Ambjentet e Bibliotekes se Universitetit jane per t’u perdorur nen ruajtjen sa me shume te mundur te fondeve, te nderteses, hapesirave dhe te inventarit te ndryshem.
Ndalohet vecanerisht
a) marrja me vete e objekteve, te cilat mund te paraqesin rrezik per persona, inventar ose materiale,
b) perdorimi i objekteve, te cilat demtojne ecurine e punes,
c) sjellja me vete e kafsheve, me perjashtim te qenve shoqerues te invalideve (te verberve),
d) sjellja me vete e objekteve, permes te cilave mund te lehtesohet vjedhja;
e) sjellja e pahijshme, shqetesuese;
f) nderhyrje ne soft- dhe hardware e ofruar nga Biblioteka.
7.2 Te ngrenet dhe te piret eshte e lejuar vetem ne ambjentet e parapara per kete.
7.3 Duhet te zbatohen urdherat e personelit te Bibliotekes te cilat i sherbejne ruajtjes se rregullit dhe sigurise si dhe te sigurimit te inventarit dhe fondeve.
7.4 Personeli i Bibliotekes ka te drejte te kerkoje, qe
a) per qellim kontrolli te hapen canta dhe mbajtese te tjera, me te cilat mund te lehtesohet vjedhja;
b) sipas nevojes se sherbimit t’i kerkoje lexueses ose lexuesit te identifikohet me dokument.
7.5 Hyrja ne ambjentet e brendshme behet duke zbatuar rregulloren mbi garderoben.

§ 8 – KUFIZIMI I PERDORIMIT TE MATERIALEVE

8.1 materialet, publikimi ose perhapja e te cilave eshte e ndaluar me ligj ose me urdher zyrtar ose me gjyq, nuk vihen ne dispozicion.
8.2 perdorimi i materialeve, ruajtja e te cilave duke u nisur nga vlera e tyre kerkon masa sigurie te vecanta ose procedura konservimi, eshte i mundur vetem ne ambjentet e parapara per kete gje.
8.3 per perdorimin e materialeve ne pergjithesi nga fondi i bibliotekes se universitetit do te paralajmerohet mbi rregullat e se drejtes se autorit ose te rregullave te licenses.
8.4 perdorimi i sherbimeve Online jashta USH mund te kufizohet si pasoje e marreveshjeve licensore.

§ 9 – E DREJTA E HUAZIMIT

Te drejten per te huazuar materiale e kane
9.1 pjestaret e USH
9.2 pjestare te universiteteve te tjera shqiptare ose shkollave te larta profesionale;
9.3 persona me banim te vertetuar ne Shqiperi mbi 14 vjec. Deri ne mbushjen e moshes se plote eshte e nevojshme autorizimi i personit pergjegjes.
9.4 persona te tjere mbi 14 vjec pas pageses se nje kaucioni ne masen 220,– Euro, ku numri i librave te huazuar pernjeheresh kufizohet ne 3 cope. Ky kaucion mund te zevendesohet edhe nga nje deklarate dorzanie e nje departamenti te USH ose te nje institucioni tjeter zyrtar.

§ 10
E drejta e huazimit deshmohet me dokumentin e parapare per kete gje.

§ 11
11.1 gjithsejt mund te huazohen njekohesisht deri ne 5 libra, me perjashtim te huazimeve sipas § 9 (4).

§ 12 – AFATET E HUAZIMIT

12.1 afati i huazimit permban 15 dite.
12.2 afati per huazimin e librave shkollore permban 30 dite.
12.3 lejohet zgjatja deri ne tre here e afatit, per sa kohe qe shtyrja behet brenda afatit te kthimit si dhe per sa kohe qe nuk ka kerkesa per keto libra.
12.4 Biblioteka e universitetit ka te drejte, qe ne raste te vecanta te vendose nje afat me te shkurter huazimi, te ndaloje materiale per huazim ose te kerkoje materialin para skadimit te afatit te kthimit.

§ 13 – KUFIZIMI NE HUAZIM

13.1 perjashtohen nga huazimi
a) materiale, te cilat jane te ekspozuara ne bibliotekat prezente (fondet e hapura) ose ato qe nevojiten vazhdimisht ne biblioteke,
b) materiale, te cilat datojne para vitit 1945,
c) materiale me rendesi e vlere te vecante,
d) materiale te vecanta mediale si ato multimediale e te ngjashme me keto.
Materialet e permendura nga a) deri ne d) mund te huazohen vetem me leje te vecante te Drejtorise se Bibliotekes se Universitetit.
13.2 huazimi i materialeve ne biblioteken studentore u lejohet vetem studenteve.
13.3 per huazimin nga fondet e bibliotekave te fakulteteve dhe departamenteve mund te vendosen e vlejne modalitete pak me te ndryshme nga kjo Rregullore Frekuentimi.

§ 14 – KTHIMI I MATERIALEVE TE HUAZUARA

14.1 materialet e huazuara duhet te kthehen vete maksimumi deri ne afatin e kthimit.
14.2 ne rast kerkese nga ana e lexuesit mund te leshohet vertetim nga punonjesit e Bibliotekes mbi kthimin e materialeve.
14.3 ne rast moskthimi ne afat te materialeve, nuk mund te huazohet me dhe ne te njejten kohe behet gjobitja sipas § 16.

§ 15 – HUAZIMI NE DISTANCE DHE KERKIMI I DOKUMENTACIONIT

15.1 Materialet, te cilat nuk gjenden ne bibliotekat publike ne Shkoder, mund te sigurohen nepermjet huazimit ne distance ose dergimit te dokumentave.
15.2 Venja ne dispozicion e materialeve te gjetura mund te behet, sipas urdherit te bibliotekes qe ka dhene materialet, ose me perdorim ne sallat e Bibliotekes ose me huazim perkunder nje vertetimi per te drejten e huazimit ose dorezimit te dokumentave.
15.3 Afati i huazimit eshte 30 dite, per sa kohe qe biblioteka huadhenese nuk percakton afate te tjera.
15.4 Ne rast moskthimi te materialeve te dhena sipas pikes (1) behet gjobitja sipas § 16.

§ 16 – DOREZIMI ME VONESE I MATERIALEVE

16.1 Per moskthim ne afat te materialeve te huazuara, lexuesi duhet te paguaje nje gjobe prej 20 L. te reja ne dite per liber. Gjoba fillon me diten e pare pas afatit te kthimit, ku shuma e pergjithshme nuk duhet te kaloje shumen qe duhet per te riblere materialin.
16.2 Me skadimin e afatit te kthimit behen maksimumi tre paralajmerime ne nje interval prej 7 ditesh. Paralajmerimi i pare dhe i dyte mund te behet edhe me eMail. Paralajmerimi i trete behet ne rruge postare, me poste rekomande.
16.3 Nese edhe pas paralajmerimit te trete nuk behet kthimi i materialeve, do te ndiqet rruga gjyqesore per kthimin e materialeve. Per personat qe jane anetare te universitetit behet lajmerimi ne Rektorat me qellim vendosjen e sanksioneve.

§ 17 – SHPENZIMET DHE SHPERBLIMET

17.1 Per sigurimin e materialeve ne rruge huazimi ne distance ose dorezimin e dokumentave shpenzimet merren persiper nga porositesi, po ashtu edhe shpenzimet per fotokopje dhe printime.
17.2 Sherbimet Online, vecanerisht ato te cilat do te ofrohen nga Homepage i Bibliotekes se Universitetit, jane pa pagese.
17.3 Per kerkime literature permes zyres se informacionit mund te llogariten shpenzimet perkatese per shfrytezimin e ambjentit.

§ 18 – SHKELJA E RREGULLORES SE FREKUENTIMIT

18.1 Shkelja e Rregullores se Frekuentimit mund te coje ne kufizim te se drejtes se perdorimit deri ne nje perjashtim me afat nga Biblioteka.
18.2 Per shkelje te ligjeve per rregull dhe siguri do te procedohet sipas rregullave te USH.
18.3 per humbje dhe demtim te materialeve si dhe per demtime te natyrave te tjerave do te kerkohet demshperblim.