Në kuadër të 23 Prillit, Ditës Botërore të Librit, Biblioteka e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ju fton në nismën që kjo bibliotekë ndërmerr për herë të parë: “Dhuro për Bibliotekën dhe bëhu aktor i pasurimit të saj”.

Ftojmë krijuesit, studiuesit dhe kërkuesit shkencorë të dhurojnë botimet e tyre pranë bibliotekës sonë.
Ju mirëpresim në ambientet tona në datat 23-24 prill, ora 08.00-18.00.