Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, Biblioteka Shkencore e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër ka zgjedhur ta afrojë lexuesin e saj edhe përmes dhurimit të librave.
Lajmërimit të bërë më parë nga vetë institucioni mbi këtë aktivitet i janë përgjigjur shumë studentë dhe lexues të grupmoshave të ndryshme. Secili prej tyre pati mundësinë të zgjidhte libra apo revista nga fusha të ndryshme, kryesisht të shkencave ekzakte në gjuhën shqipe si dhe ne gjuhë  të huaj si anglisht, gjermanisht, italisht etj.
Librat janë ekspozuar në hollin e katit të parë të Bibliotekës me 23 prill 2012, nga ora 09.00-18.00.  Gjithashtu ata vazhdojnë të jenë të ekspozuar edhe sot, nga ora 08.00-18.00.IMG 2683        IMG 2685IMG 2688
IMG 2692