Fakulteti i Edukimit te Mësuesve i Universitetit të Zagrebit, për vite me radhë ka qenë i angazhuar në aktivitete te ndryshme në fushën e botimeve. Publikimet e këtij Fakulteti, tematikisht, paraqesin fusha kërkimi në të cilat është i përfshirë vetë stafi akademik por edhe botime të tjera nga fusha të ndryshme të shkencave pedagogjike, me qëllimin për të rritur këmbimin e informacionit akademik (gazeta, akte të konferencave).Vizite nga Dr. Vladimir Šimovič

Fakulteti i Edukimit të Mësuesve në Zagreb i ka dhuruar Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës disa tituj botimesh: gazetën “Metodat” (“Gazeta e Teorisë dhe Aplikimi i metodologjisë së mësimdhënies në edukimin parashkollor, fillor, të mesëm dhe të lartë ) me numra e vellime që nga viti 1999 deri tek ato të vitit 2009; 18 numra të gazetës “Shkencat e Edukimit”, që nga numri i parë i vitit 1999 deri në numrin 18 të vitit 2009, gazetë e cila përfshin “Aktet e mbledhura të Fakultetit të Edukimit të Mësuesve në Zagreb”; vëllimin e vitit 2008 mbi “Simpoziumin e dytë ndërkombëtar për mësimin në fillore të gjuhës kroate”; dy vëllime të “Pedagogjia dhe dija shoqërore”; botimin e vitit 2009 “Kurrikulumet e edukimit fillor dhe të detyrueshëm” etj.

Vlen për t’u theksuar, libri “Statistika dhe shoqëria e informacionit”, botim i vitit 2008, i cili paraqet mjaft interes për degën e informatikës dhe të matematikës.

Të gjithë këto tituj i janë dhuruar Bibliotekës secili me nga 4 kopje. Mendojmë që këto botime të Fakultetit të Edukimit të Mësuesve që jane dhuruar, do të kontribuojnë në përpjekjet e kërkimeve shkencore në fakultetetet përkatëse si dhe të hapin rrugë të reja për një bashkëpunim ndërbibliotekar ndërmjet Bibliotekave të Fakultetit të Edukimit të Mësuesve të Universitetit të Zagrebit dhe Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.