Në ekspozitën “Pasuri arkivore rreth veprave të shkruara mbi Skënderbeun” u ekspozuan koleksionet e antikuarëve të dy bibliotekave, të universitetit ” Luigj Gurakuqi” dhe bibliotekës së qytetit “Marin Barleti”. Veprat e përfshira në këtë koleksion të rrallë janë të një rëndësie të vecantë, pasi janë kopje origjinale dhe ndonjë edhe unike të autorëve të huaj dhe shqiptarë. “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut…”, botuar më 1508-1510, e autorit Marin Barleti është libri më i vjetër që hap siparin e këtij koleksioni. Pastaj veprat me vlerë të Sabellico, Pontanus, Sarrochi, Duponcet, Biemmi, Cutolo, Korca, Noli, Marchianoi, Sirdani etj. e bëjnë këtë ekspozitë të quhet e Rrallë.
Qëndroi e hapur nga dt. 23 – 27 prill. U vizitua nga studentë të universitetit, nga gjimnazistë, nga pedagogë, studiues dhe nxënës të skollave 9-vjecare.
Kuruan ekspozitën: Mimoza Hoxha, Fatmira Lekiqi, Endrina Tafili, Olimpia Kakarriqi. Punoi në kompjuter Rovena Mesi.
Postime Së Fundi
- “Dielli më perëndon në Lindje” Takim letrar me shkrimtaren Eralda Baze
- Aktiviteti “Gjuha e kombeve n’gjuhë shqipe”
- Aktiviteti “Letërsia, mes profesionit dhe pasionit”
- Aktiviteti ” Praktikat më të mira në Rrjetin Kombëtar të Bibliotekave”
Ekspozita “Pasuri arkivore rreth veprave të shkruara mbi Skënderbeun”