Ditën e shtunë më 13.09.2014, ora 11.00, tek Salla e Konferencave e Bibliotekës së Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, organizohet një veprimtari promovuese e librit “Binjaku i Nënë Terezës” i autorit Ndriçim Kulla.
Kjo veprimtari organizohet nga Biblioteka Publike “Marin Barleti” (Shkodër) dhe Biblioteka Shkencore Universitare.
Libri “Binjaku i Nënë Terezës” i kushtohet albanolologut, studiuesit, bizantologut dhe orientalistit, Atë Giuseppe (Zef ) Valentini S.J.
Në këtë promovim do të referojnë:
Prof. dr . Liman Varoshi
Prof. dr. Gjergj Sinani
Atë Mario Imperatore
Ndriçim Kulla (autori)

Ftoheni të merrni pjesë.