Të dashur miq dhe dashamirë të librit!
Ju njoftojmë se në Bibliotekën Universitare “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës do të organizohet një takim letrar me shkrimtarët nga Kosova: Ragip Sylaj, Gëzim Aliu, Ardian Haxhaj, Donika Dabishevci, Arian Krasniqi dhe Adil Olluri, të cilët njëherësh janë edhe anëtarë të Klubit të Shkrimtarëve të Kosovës. Shkrimtarët do të diskutojnë me krijuesit dhe lexuesit shkodranë, që do të jenë të pranishëm në takim, si dhe do t’i prezantojnë veprat e tyre të fundit artistike dhe studimore. Takimi do të mbahet ditën e shtune, 23 maj 2015, ora 11:00

Ju mirëpresim!