Burime ndërkombëtare elektronike me tekst të plotë për stafin e pedagogëve,studentëve dhe përdoruesve të tjerë të BUSH Biblioteka Universitare Shkencore përmes projektit ERA 2012(Elektronik Resources for Albania) siguron akses pa pagesë në burimet ndërkombëtare elektronike me tekst të plotë nga:

  • BioOne Akses në baza të dhënash me tekst të plotë nga studime shkencore aktuale në biologji, ekologji dhe shkencat e mjedisit. Përfshin 71 revista shkencore me faktor të lartë ndikimi, botuar nga 129 shtëpi botuese jofitimprurëse.
  • Cambridge Journals Online Akses në një koleksion shumëdisiplinor të 280 revistave kryesore që mbulojnë tema që përfshijnë shkencën dhe teknologjinë, mjekësinë dhe shkencat humanitare e sociale.
  • ebrary Academic Complete Akses në një koleksion të plotë me mbi 70,000 libra elektronikë që mbulojnë një gamë të gjerë të fushave të studimit.
  • EBSCO Academic Search Complete Akses në tekst të plotë të një koleksioni shumëdisiplinor me mbi 9,700 revista, që përfshijnë 7,800 revista të recensionuara. Janë të disponueshëm skedarë të mëparshëm në formatin pdf të mbi 100 revistave që nga viti 1887 si edhe janë siguruar referenca të cituara dhe të kërkueshme rreth 1,500 tituj.
  • Emerald Engineering eJournal Collection Akses në mbi 10,000 artikuj nga 19 revista kryesore ndërkombëtare në inxhinieri, shkencën e materialeve dhe teknologji.
  • Emerald Management eJournal Collection Akses në 100,000 artikuj të recensionuar, me cilësi të lartë nga mbi 250 revista prestigjioze të fokusuara në një gamë të gjerë të fushave të studimit duke përfshirë studime mbi biznesin dhe menaxhimin, bibliotekat dhe informacionin.
  • IOPscience Akses në 45 revista me factor të lartë ndikimi (përshirë 150 000 artikuj nga viti 2001-2011) që trajtojnë shkencën, mjekësinë dhe inxhinierinë.
  • Multi-Science Journals Collection Akses në një gamë në zgjerim e sipër të mbi 20 revistave të recensionuara (përfshirë skedarët e mëparshëm) në fusha studimi si inxhinieria, ndërhyrja humane në mjedis, energjetika, akustika dhe shkenca e sporteve.
  • New England Journal of Medicine Akses në një revistë javore të mjekësisë së përgjithshme (si edhe në skedarë të mëparshëm që nga viti 1990) që bën të njohura rezultate të reja të kërkimeve mjekësore, recensione artikujsh, raporte të çështjeve dhe opinione redaktoriale në një larmi të gjerë temash të rëndësishme për shkencën biomjekësore dhe praktikën klinike.
  • OECD-iLibrary Akses në një bibliotekë të integruar online të librave, revistave, dokumenteve dhe statistikave që përfshijnë një hapësirë të plotë të fushave të studimit. Këtu gjenden mbi 5 000 libra, 500 numra revistash, 2 500 dokumente pune, 2 200 përmbledhje shumëgjuhëshe, 22 baza të dhënash statistikore dhe 5 000 tabela në formatin excel.
  • Oxford English Dictionary Online Akses në fjalorin më të madh të gjuhës angleze, që ofron kuptimet, historinë dhe shqiptimin e mbi gjysmë milioni fjalësh, të përdorshme sot dhe në të shkuarën, nga mijëvjeçari i kaluar.
  • Oxford Reference Online Akses në tekst të plotë të mbi 200 fjalorëve dhe titujve referencë që përfshijnë një varg të gjerë të fushave të studimit.
  • Oxford Textbook of Medicine Akses në librat shkollorë më të rëndësishëm, ndërkombëtarë, për mjekësinë, të cilët trajtojnë në mënyrë shteruese aspekte shkencore dhe praktika klinike të mjekësisë interne dhe nënspecialiteteve të saj, si edhe përfshin mbi 2 500 ilustrime dhe fotografi.
  • ProQuest Central Akses në një koleksion shumëdisiplinor të mbi 19,370 revistave—me mbi 13,010 tituj me tekst të plotë. Janë të disponueshme edhe përmbajtje joperiodike shtesë: mbi 50,000 disertacione dhe 300,000 raporte.
  • Taylor & Francis Library Akses në tekst të plotë të mbi 1400 revistave me cilësi të lartë dhe mirënjohura që mbulojnë një gamë të gjerë të fushave të studimit – nga shkencat sociale dhe humanitare deri te shkenca dhe teknologjia.

Aktorët qe mundësuan projektin ERA 2012:

– Republika e Sllovenisë si financuese e projektit në kuadër të “ Programi i bashkëpunimit dhe zhvillimit ndërkombëtar“

– Akademia e Shkencave e Shqipërisë si koordinatore e projektit.

– IZUM-Qendra Rajonale për Sistemet e Informacionit Bibliotekar dhe Sistemet e Informacionit Kërkimor.

– EIFL- Informacioni Elektronik për Bibliotekat Si sigurohet aksesi:

Aksesi në institucionin tonë për këto burime elektronike është i autorizuar nëpërmjet adresës së rregjistruar IP. Kjo do të thotë që stafi i pedagogëve,studentët dhe përdoruesit e tjerë të BUSh mund të aksesojnë drejpërdrejtë nga rrjeti i BUSh. Mjediset e autorizuara janë Mediateka dhe Salla e leximit në katin e dytë.