Sot , me date 26.04.2022 në kuadër të javës botërore të librit, u zhvillua takimi letrar me autoren austriake znj. Andrea Grill dhe znj. Majlinda Cullhaj përkthyesja e romanit të saj nga gjuha gjermane në gjuhën shqipe ‘ Der gelbe Onkel’ ( ‘Daja i verdhë’).
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Konsulli i Nderit i Austrisë në Shqipëri z. GjergjLeqejza, dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja znj. Edlira Bushati, shkolla austriake ‘Peter Mahringer’ dhe gjimnazi i Gjuhëve të Huaja ‘ Shejnaze Juka’ si dhe shumë mësues e pedagogë të tjerë.
Ky takim letrar u hap me fjalët përshëndetëse dhe falenderuese nga përgjegjësja e Bibliotekës Austriake në Shkodër znj. Ingrid Bala dhe nga lektoria austriake e Departamentit të Gjermanistikës znj. Karoline Kuttner e cila dha edhe një përshkrim të shkurtët te vijueshmërisë së aktivitetit , duke ia dhënë kështu fjalën znj. Grill dhe znj. Cullhnaj, të cilat zgjodhen të lexonin disa pjesë nga romani , si shqip ashtu edhe gjermanisht, dukë ftuar më tej të gjithë të studentët në sallë në një diskutim të shkurtër rreth tij.
Znj. Cullhaj i dhuroi Bibliotekës Shkencore të Universitetit 5 kopje të librit në gjuhën shqipe ‘ Daja i verdhë ‘ dhe ne e falenderojmë atë përzemërsisht.