Me datë 21.04.2017, në orën 17.00, në ambientet e Bibliotekës Universitare të Shkodrës, në kuadër të aktiviteteve të organizuara me rastin e javës së librit, u zhvillua nje lexim skenik me të ftuar aktorin austriak Martin Waltz.
Me rastin e 75-vjetorit të vdekjes së shkrimtarit të mirënjohur austriak Stefan Zweig aktori përzgjodhi të lexojë një pjesë nga vepra e tij titulluar “Ciceroni” (Cicero) shkëputur nga libri “Orët yje të njerëzimit” (Sternstunden der Menschheit). Aktiviteti u ndoq me shumë interes nga të pranishmit dhe u përcoll nga mediat lokale.
Postime Së Fundi
- Aktiviteti “28 Nëntori në organet e shtypit shqiptar 1913-1944”
- Leksion i hapur:”Përkthimi si bashkautorësi dhe ngjarje letrare”
- Qendra e studimeve dhe publikimeve për arbëreshët dhuron për Bibliotekën Universitare “Luigj Gurakuqi”
- “Merini një takim përtej gjuhës”
Lexim skenik me të ftuar aktorin austriak Martin Waltz