Biblioteka Shkencore e Universitetit “ Luigj Gurakuqi”, ju njofton që në vazhdën e bashkëpunimit me Institutin e IZUM, me qendër në Maribor, Slloveni, ( i themeluar si shërbim informacioni i shkencës, kulturës dhe arsimit ), me platformën COBISS.net, (projekt i themeluar për bashkëpunimin dhe zhvillimin ndërkombëtar në ndërtimin e sistemeve kombëtare bibliotekare të informacionit dhe të sistemeve të informacionit për veprimtarinë kërkimore), ka sjellë për studiuesit dhe përdoruesit e platformës një shërbim të ri.

Shërbimi Unpaywall në platformën COBISS+, është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit. Me qëllimin e rritjes së ndërgjegjësimit për këtë shërbim të dobishëm, është përgatitur një video promovuese e bazës Unpaywall, e cila gjendet në linkun e mëposhtëm: Unpaywall – open access scientific articles<https://www.youtube.com/watch?v=I9-l_vm1V4o> IZUM ka integruar shërbimin Unpaywall<https://plus.cobiss.net/cobiss/al/sq/unpaywall> në versionin e ri të COBISS+ si një bazë të dhënash speciale, i cili përmban miliona artikuj shkencorë me akses të hapur dhe tekst të plotë. Kjo bazë mund të aksesohet nga të gjithë përdoruesit e COBISS+ në të gjitha vendet anëtare të rrjetit COBISS.Net. Unpaywall është një shërbim që përmban baza të dhënash me artikuj dhe tekst të plotë nga burimet me akses të hapur në mbarë botën. Përmbajtja është marrë nga burime të ligjshme, p.sh. të universiteteve, qeverive dhe shoqërive akademike; ai përfshin gjithashtu përmbajtje me akses të hapur të botuesve. Unpaywall është një motor kërkimi global për botime shkencore dhe rezultate të tjera të punës kërkimore që ofron dhjetëra miliona artikuj shkencorë me akses të hapur pa pagesë. Artikujt me tekst të plotë janë të disponueshëm në mbi 50,000 baza të ndryshme. Për më tepër, shërbimi Unpaywall nuk është i kufizuar në zonën IP të një universiteti të caktuar.