Biblioteka u ofron shërbim pedagogëve, studentëve dhe klientëve të jashtëm përmes sportelit të huazimit,sportelit të informacionit, mediatekës, e cila është e pajisur me 30 vende multimedia (kompjuterat e kësaj salle janë dhuratë e Qeverisë Austriake dhe e Universitetit të Firences (përmes projektit Tempus Phare) si dhe tri sallave të leximit afërsisht me 300 vende leximi ku lexuesit e studiuesit mund të lexojnë e shfletojnë literaturë në qetësi të plotë.
Godina e bibliotekës, gjithashtu, ka në përbërjen e saj edhe sallën e konferencave “Hoeflechner”me një kapacitet 120 vende e cila mundëson zhvillimin e një sërë aktivitetesh të karakterit akademik,mësimdhënës apo promovues.
Brenda godinës është krijuar edhe një hapësirë e vecantë për bibliotekën e femijëve.
Postime Së Fundi
- “Bukë e Kripë e Zemër” Intervistë me Elektra Haxhia Çapaliku
- Intervistë ekskluzive për librin “PA PIKË PA PRESJE” me Prof. Ardian Ndreca
- Jakup Keraj Piktori që flet nëpërmjet penelatave
- Promovimi i librit “Hyrje në muzikologjinë konjitive” Niels Trusbak Haumann