Mediateka është një sallë e pajisur me 30 vende multimedia (kompjuterët e kësaj salle janë dhuratë e Qeverisë Austriake dhe e Universitetit të Firences (përmes projektit “Tempus Phare”).

Pajisja e kësaj salle me kompjuter është mundësuar që në vitin 2007. Në Mediatekë ka 24 vende multimedia në të cilën ndodhen 21 kompjutera në shërbim të studentëve me internet falas që iu vjen në ndihmë për përgatitjen e detyrave të kursit dhe diplomave. Interneti falas në këtë mjedis  krijon kushte të favorshme për një studim online, mundëson konsultimin me materiale të ndryshme shkencore si dhe të mësuarin në distancë.

Në mjedisin e Mediatekës ndodhet dhe fondi i materialeve jo libër (kaseta, cd dhe dvd). Numërohen rreth 700 materiale multimediale.

foto