Në kuadër të ekspozitës “Stefan Zweig, Autor Botëror”, sot me datë 24.03.2022, në orën 9:00, në sallën e konferencave të Bibliotekës Shkencore të Univerisitetit, “Walter Höfflechner”, u zhvillua aktiviteti në formën e një workshop-i, me studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Shkollës Austriake “Peter Mahringer” dhe gjimnazit të Gjuhëve të Huaja “Shejnaze Juka”, mbi temat qendrore të jetës dhe veprës së autorit austriak Stefan Zëeig.

Fillimisht u paraqit një videoprezantim i realizuar nga Muzeu i Letërsisë së Bibliotekës Kombëtare të Austrisë dhe i siguruar më pas me titra shqip nga Instituti i Studimeve Gjermane në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga znj. Karoline Kuttner, lektore në Departamentin e Gjermanistikës të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me përgjegjësen e Bibliotekës Austriake në Shkodër znj. Ingrid Bala dhe me mbështetjen e Bibliotekës Kombëtare të Austrisë, Ambasadës Austriake në Tiranë dhe Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Shkodër.

Të pranishëm në këtë aktivitet kulturor ishin drejtoria e Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës, Znj.Alketa Bekteshi, Konsulli i Nderit i Austrisë në Shkodër z. Gjergj Leqejza, dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja znj. Edlira Bushati , drejtori i shkollës austriake „ Peter Mahringer “ Z.Thomas Douschan, pedagagogë dhe studentë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, shkollës austriake „Peter Mahringer“ , gjimnazit të gjuhëve te huaja „Shejnaze Juka“ dhe mjaft të ftuar të tjerë.

Në fund u ftuan të gjithë studentët të vizitonin ambientet e Bibliotekës Austriake, duke shfaqur interes mjaft të dukshëm për librat që ky fond përmban.