377513 291530380871295_126310214059980_1045939_1856965621_n
Me 28 tetor 2011, ora 18.00, në Bibliotekën Universitare Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua një takim me shkrimtarin Ismail Kadare në kuadër të projektit “Dy gjuhë një libër”, bashkëpunim me Malin e Zi.

Në këtë takim ishin të pranishëm personalitete të njohura të kulturës, letërsisë e më gjerë të qytetit të Shkodrës si dhe përfaqësuesi i delegacionit të Këshillit Evropianz. Ivan Manzano Barragan.

Fjalën e hapjes e mbajti drejtoresha e Bibliotekës Universitare Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” znj. Alida Luka, e cilas përshëndeti të pranishmit dhe projektin “Dy gjuhë një libër” si dhe i uroi mirëseardhjen shkrimtarit Kadare. Gjithashtu ajo përmendi se “gjatë projektit “Dy gjuhë një libër”, që do të kurorëzohet së shpejti me botimin e krijimtarisë së disa autorëve më të njohur të letërsisë shqipe dhe malazeze, ishte parashikuar kjo ndalesë surprizë, ky takim i rëndësishëm me shkrimtarin tonë të madh, Ismail Kadare.”

Më pas vijoi biseda me shkrimtarin Kadare, që ishte ideuar në formë bashkëbisedimi me moderatorin e këtij takimi, pedagogun e Departamentit të Gjuhësisë z. Erzen Koperaj. Biseda u përëndrua kryesisht mbi të ardhmen europiane të Shqipërisë, mbi raportin shkrimtar-shoqëri dhe shkrimtar-lexues.

Përshëndeti aktivitetin e sotëm me Kadarenë, por edhe atë të mbajtur një ditë më parë në Podgoricë, përfaqësuesi i delegacionit të Këshillit Evropian z. Ivan Manzano Barragan, i cili po mbështet fuqishëm këtë projekt për bashkëpunimin ndërkufitar.

Aktiviteti zgjati më shumë se një orë dhe pati interes të madh për pjesëmarrje dhe takim nga afër me shkrimtarin më të njohur që ka sot letërsia shqiptare.