Në sallën e konferencave të Bibliotekës Shkencore, sot me dt. 11.06.2021, ora 11:00, u zhvillua takimi me shkrimtarin Ridvan Dibra dhe studentët e departamentit Gjuhë-Letersi të Universitetit ‘’Luigj Gurakuqi’’.
Takimin e hapi Rektorja e Universitetit ‘’Luigj Gurakuqi’’, prof. dr.Suzana Golemi, e cila përshëndetjen e saj e kishte konceptuar në formën e prezantimit: ‘’Jeta dhe vepra e shkrimtarit Ridvan Dibra’’. Gjithashtu znj.Rektore theksoi, rëndësinë që libri në përgjithësi duhet të ketë tek brezi i ri.
Duke marrë fjalën, drejtoresha e biblitotekës znj. Valbona Berdica, me anë të komenteve dhe interpretimeve solli ‘’Këndvështrimin e një lexuesi përmes mesazheve, personazheve fiction apo real që përcillen në veprat e Ridvan Dibrës’’. Nëpërmjet citimit të Diane Ravitch, profesore në Universitetin e Steinhardt, NY., e cila thotë se ‘’Nganjëherë, mendjet më brilante dhe inteligjente nuk shkëlqejnë në testet e standartizuara sepse ato nuk kanë mendje të standartizuara’’
znj. Berdica theksoi se :
Në fakt kështu ka vepruar edhe Dibra me stilin e tij të narratives, duke mos ndjekur korrnizat standarte të cilat duket se ishin një kurth për të. Duke vendosur realitetin si bazë të veprave, maskimin e këtij realiteti me mjeshtri, me qëllim ndoshta për ta bërë lexuesin më kureshtar apo hamendësues. Pastaj, zbehjen e reales për t’u kthyer sinqerisht tek vetvetja, nihilizmin për ata që e ‘’shpërfillën’’, nuk e kuptuan apo e luftuan, kalimin tek hiper-realja në bashkjetesë me kafshën, me atë kafshë që është brënda njeriut, Dibra e dinte që arti të cilin ai po ndërtonte ishte në një distance kilometrash larg me mendësinë e shoqërisë shqiptare. E megjithatë ai ishte i bindur dhe i qetë, edhe pse për hirë të së vërtetës shumë herë i ‘’luftuar’’ apo i ‘’mënjanuar’’ me qëllim, se arti i tij është i bukur e do të kishte vendin e tij të merituar dhe pse jo, edhe si model për të tjerët.

Shkrimtari Ridvan Dibra u shprehë i emocionuar në këtë takim me ‘’lexuesin- studentë’’, të cilin ai e cilëson si lexuesin ideal.
Më pas takimi vazhdoi me pyetje dhe diskutime rreth dy librave më të fundit të shkrimtarit Dibra,
‘’Për Romanin dhe Romanët’’ dhe ‘’Gruaja që deshe’’.

Promovimi i romanit ‘’ Gruaja që deshe’’, ishte konceptuar ndryshe nga drejtoresha e bibliotekës, e cila e solli atë nëpërmjet një video.

Duke falenderuar të gjithë pjesmarrësit për bashkëbisedimin e këndshëm,
Urojmë të takohemi sa më shpejt në aktivitete të tjera!