E DREJTA E HUAZIMIT

Të drejtën për të huazuar materiale e kanë:

  1. Pjesëtarët e USH;
  2. Pjesëtarë të universiteteve të tjera shqiptare ose shkollave të larta profesionale;
  3. Persona të tjerë mbi 14 vjeç;
  4. Persona të tjerë nën 14 vjeç. Deri në mbushjen e moshës së plotë është e nevojshme autorizimi i personit përgjegjës.

AFATET E HUAZIMIT

  1. Afati i huazimit përmban 15 ditë.
  2. Afati për huazimin e librave shkollore përmban 30 ditë.
  3. Lejohet zgjatja deri në tre herë e afatit, për sa kohë që shtyrja bëhet brenda afatit të kthimit si dhe për sa kohë që nuk ka kërkesa për këto libra.
  4. Biblioteka e universitetit ka të drejtë, që në raste të veçanta të vendosë një afat më të shkurtër huazimi, të ndalojë materiale për huazim ose të kërkojë materialin para skadimit të afatit të kthimit.

 KUFIZIMI NË HUAZIM

  1. Përjashtohen nga huazimi:
  2. a) materiale, të cilat janë të ekspozuara në fondet e hapura ose ato që nevojiten vazhdimisht në bibliotekë;
  3. b) materiale, të cilat datojnë para vitit 1945;
  4. c) materiale me rëndësi e vlerë të veçantë;
  5. d) materiale

Materialet e përmendura nga a) deri në d), mund të huazohen vetëm me leje të veçantë të Drejtorisë se Bibliotekës se Universitetit.

Dokumentacioni i nevojshëm për t’u pajisur me kartën e bibliotekës:

  1. Dokument identifikimi (Pasaportë ose certifikatë). Fotokopje;
  2. Vërtetim studenti nga sekretarja përkatëse e fakultetit;
  3. Saktësim adrese;
  4. Një fotografi.