Me date 24.10.2011 me rastin e festes kombetare te Austrise ne ambjentet e Bibliotekes shkencore te Universitetit „Luigj Gurakuqi“ ne Shkoder, u organizua nje aktivitet kulturor nga Biblioteka Austriake nen titullin „Austria lexon. Vendtakimi ne Biblioteke 2011“. Ky aktivitet u organizua nen kujdesin e Drejtueses se Bibliotekes Austriake Znj. Oriona Zylja. Ky eshte viti i katert i organizimit te ketij aktiviteti ne shkoder nga biblioteka austriake. Partnere ne kete aktivitet ishin: Departamenti i Gjermanistikes, shkolla austriake „Peter Maringer“, Biblioteka shkencore e universitetit si dhe konsullata austriake ne Shkoder.
Mes te pranishemve ishin Znj. Sigrid Kodym (Konsulle ne ambasaden austriake ne Tirane), Z. Dhe Znj. Tagini (drejtore te Shkolles Austriake ne Shkoder), antare te Shoqates se Miqesise Austri- Shqiperi,Z. Gjergj Leqejza dhe perfaqesues te Konsullates Austriake te Nderit ne Shkoder, etj.
Pas hapjes se aktivitetit nga Znj. Oriona Zylja dhe fjaleve pershendetese te Znj. Alida Luka, Znj. Gerlinde Tagini, Z. Gjergj Leqejza si dhe Znj. Sigrid Kodym(e cila foli mbi aktivitetin „Austria lexon“ dhe qellimet e tij) referoi Prof. Fiqiret Bushati mbi kontributin austriak ne laboratorin bakterologjik. Te pranishmit paten kenaqesine te shijojne edhe pjese sinfonike te Wolfgang Amadeus Mozart te shoqeruara me nje prezentim me foto ng aAustria dhe ky kompozitor. Programi vijoi me dy pjese te shkurtra teatrale te pergatitura nga studente te Gjermanistikes nen kujdesin e pedagogeve aty Znj Arjola Vata dhe Z. Hartmut Wurzer. Nje student i gjermanistikes dhuroi ca momente te bukura nepermjet nje kenge te tij ne gjermanisht. Ne vazhdim u mbajt nje kumtese „Biblioteka austriake ne shkoder ure lidhese mes dy vendeve dhe dy kulturave“ nga drejtuesja e bibliotekes austriake ne shkoder Znj. Oriona Zylja ku u vu ne dukje rendesia e aktivitetve kulturore dhe u theksua vlera e bibliotekave ne teresi dhe e thesarit liber. Shkolla austriake „Peter Maringer“ ne shkoder erdhi me nje kumtese historike te drejtorit te shkolles Z. Manfred Tagini mbi studiuesit dhe hulumtuesit austriake ne shqiperi, si dhe me nje prezantim me pamje nga vizita e nje klase te kesaj shkolle ne Austri e prezantuar nga dy nxenes dhe e pergatitur nen kujdesin e mesuesit Z. Bernd Herta. Ne fund te pranishmit u ftuan ne nje koktej te pergatitur ne ambjentet e bibliotekes shkencore te universitetit.Aktiviteti u percoll nga media te ndryshme te qytetit.