Me datë 21.04.2017, në orën 17.00, në ambientet e Bibliotekës Universitare të Shkodrës, në kuadër të aktiviteteve të organizuara me rastin e javës së librit, u zhvillua nje lexim skenik me të ftuar aktorin austriak Martin Waltz.
Me rastin e 75-vjetorit të vdekjes së shkrimtarit të mirënjohur austriak Stefan Zweig aktori përzgjodhi të lexojë një pjesë nga vepra e tij titulluar “Ciceroni” (Cicero) shkëputur nga libri “Orët yje të njerëzimit” (Sternstunden der Menschheit). Aktiviteti u ndoq me shumë interes nga të pranishmit dhe u përcoll nga mediat lokale.
Postime Së Fundi
- Promovimi i Bibliografisë së Revistës “Cirka”, e përkohshme kulturale popullore, 1936-1939, znj. Olimpia Kakarriqi
- “Krestomaci e albanologjisë” (vëllimi I), Prof.dr.Tefë Topalli
- Fondi i Librit të Rrallë merr emrin “Willy Kamsi”
- Pasurimi i Fondit të Fakulteteve me librin“ Metodat e kërkimit social”,edicioni i gjashtë
Lexim skenik me të ftuar aktorin austriak Martin Waltz