Biblioteka e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, në kuadër të 23 Prillit, Ditës Botërore të Librit,, organizon javën e librit e cila këtë vit vjen me këto aktivitete:

  • 23 prill, ora 11.00

Konferencë kulturore -shkencore:”Skënderbeu në veprat e autorëve shqiptarë dhe të huaj” (bashkëpunim me Bibliotekën “Marin Barleti”)

     Salla “Walter Hoeflechner”

  •      23 prill, ora 12.00

Ekspozitë libri: “Pasuri arkivore rreth veprave të shkruara mbi Skënderbeun” (bashkëpunim me Bibliotekën “Marin Barleti”),

Salla “Vehbi Bala”

Ekspozita qëndron e hapur nga data 23 prill deri më 27 prill

  • 25 prill, ora 11.00:

“Të lexuarit mes shkollës e bibliotekës” bashkëbisedim me pedagogen, dr. Ermira Alija

      Salla”Walter Hoeflechner”

  •  27 prill, ora 11.00

” Shërbimet online që Biblioteka e Universitetit “Luigj Gurakuqi” ofron për përdoruesit e saj”

         Salla “Walter Hoeflechner”