Sot, në ditën e dytë të aktiviteteve të organizuara nga Biblioteka e Universitetit “Luigj Gurakuqi” për Ditën Botërore të Librit, u hap ekspozita e koleksionit “Ephemera”, pjesë e fondit të librit të rrallë.
Të pranishëm ishin Dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, zj.Mimoza Priku, Drejtori i ISA,z.Artan Haxhi, drejtorë departamentesh nga ky fakultet dhe nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja si dhe shumë pedagogë e studentë.
Në trajtesën e saj, zj. Alida Luka u ndal në përkufizimin e “ephemeras” print, si dokumente të vogla e tranzitore të jetës së përditshme, si letra që janë krijuar për të shërbyer,kryer funksion në një kohë të kufizuar,shpesh në një ditë.
Qëllimi i ekspozitës është rëndësia që marrin sendet,objektet e vogla. E në kontekstin ku ne operojmë, fletë apo fletëza të cilat na ofrojnë një informacion të detajuar në data,personazhe,ngjarje,dizajne etj. Dhe që të marra në tërësi,ofrojnë një mjet alternativ të të bërit histori. Mund të flitet për histori të mirëfilltë, mbështetur në data,fakte,njerëz. Mund të flitet për histori arti e kulture, për histori gjuhësore e letrare,për histori sociale etj.
Në 6 eksponatë ishin vendosur në renditje kronologjike 33 materiale ephemera, nga 48 që përmban ky koleksion në total. Ephemera më e vjetër i përket vitit 1883.
Në mbyllje të aktivitetit, para se pjesmarrësit të kundronin ekspozitën, pjesmarrësve iu kërkua të ndanin ndonjë emocion të jetës së tyre në raport me ephemeran si dhe të bashkëpunonin për të kontribuar në pasurimin e këtij koleksioni.
Postime Së Fundi
- Pasurimi i Fondit të Fakulteteve me librin“ Metodat e kërkimit social”,edicioni i gjashtë
- Vizita në bibliotekë nga stafi i Universitetit Vechta, Gjermani
- Bisedë me botuesin dhe studiuesin Z.Frano Kulli
- Vizita e Ambasadorit të Austrisë në Shqipëri, z. Christian Steiner,në bibliotekë
Ekspozita e koleksionit “Ephemera”