“Xhubleta pasaportë e identitetit kombëtar” Simpoziumi shkencor organizuar sot nga Shoqata “ Xhubleta e Alpeve Shqiptare” në bashkepunim me Bibliotekës Shkencore të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Xhubleta me një histori mbi 4000 vjeçare, përgjatë shekujve ka të integruar në të kulturën dhe qytetërimin Ilir, duke i sjellë ato deri në ditët tona si pjesë të trashëgimisë materiale dhe shpirtërore të Shqiptarëve.
Xhubleta, veshja e grave të Alpeve të Shqipërisë është ndër të paktat veshje që nuk ka elementë të huaj. Figurat në të si përfaqësuese të besimit pagan përcillen nëpërmjet simboleve që i kushtohen Diellit, Hënës, Yjeve, Shqiponjës, etj. Por akoma disa simbolika në të nuk kanë arritur të marrin një spjegim duke e bërë këtë veshje edhe më mistike.
Qëllimi i këtij simpoziumi ishte:
-Promovimi dhe kultivimi i kësaj trashëgimie kulturore tek brezat e rinj.
-Ndërveprimi dhe diskutimi ndërkrahinor me Bashkitë ku përdoret Xhubleta, për ta ruajtur këtë pasuri shpirtërore të kulturës sonë mbarë kombëtare.
-Xhubleta si një veshje unike, fisnike e Shqipërisë dhe e shqiptarëve të të gjitha kohërave, duhet të jetë më në vëmendje nga grupet e interesit në mënyrë që të shpallet nga UNESCO si pasuri jomateriale e njerëzimit, duke vlerësuar teknikat e veçanta të punimit që e dallojnë atë nga veshjet e tjera.