“Dita Botërore e librit”, erdhi ndryshe në mjediset e Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës. Sot ajo bëri bashkë katër shkrimtarë dhe njëherësh profesorë të departamentit të letërsisë, prof. dr. Alfred Çapaliku; prof. Ridvan Dibra; prof. dr. Ledri Kurti dhe prof. as. dr. Arben Prendi, në aktivitetin me titull: “Letërsia, mes profesionit dhe pasionit”.
Aktiviteti u mundësua falë bashkëpunimit dhe përfshirjes së studenteve të vitit të parë të degës “Gjuhë shqipe dhe letërsi” dhe degës së Gazetarisë, të cilat lexuan dhe interpretuan veprat e profesorëve në dimensionin e tyre si shkrimtarë.
Është përherë mirë kur biblioteka, ky mjedis i librave, sjell në mjediset e saj shkrimtarët, shenjtorët e fjalëve.