Pasurohet Fondi i Fakulteteve në Bibliotekën Shkencore të USH me veprën “ Kontrabasi në veprat Shqiptare, me autor Profesorin e muzikës Arben Basha.
🎶 Album i ri për kontrabas dhe piano nga Prof. Arben Basha 🎵 iu dhurua BUSH nga studiuesi dhe muzikologu Qamil Gjyrezi.
Ky album sjell një përzgjedhje të veprave shqiptare për kontrabas e piano, duke pasuruar repertorin instrumental dhe traditën muzikore shqiptare.
Përmes një pune të kujdesshme artistike dhe pedagogjike, Prof. Arben Basha vendos në qendër të vëmendjes kontrabasin si instrument solistik, duke e bërë pjesë të natyrshme të kulturës sonë interpretative.
Në album përfshihen melodi, këngë, ninulla, romanca e rondo me variacione, që shfaqin bukurinë dhe larminë e krijimtarisë së kompozitorëve shqiptarë të shekullit XX.
Materialet shoqërohen edhe me një shtojcë tekniko–interpretative, që ndihmon çdo instrumentist në interpretimin e tyre.
Në parathënie, Prof. Lorenc Radovani vlerëson këtë botim si një kontribut të çmuar për zhvillimin e shkollës sonë muzikore dhe një hap të rëndësishëm për afirmimin e kontrabasit në Shqipëri.
Një projekt që bashkon përvojën, pasionin dhe dashurinë për muzikën shqiptare!