Më datë 22 nëntor 2025, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u zhvillua Simpoziumi Shkencor “Alfabeti që bashkon shqiptarët”, në kuadër të Ditës së Alfabetit. Aktiviteti u nderua me pjesëmarrjen e gjerë të autoriteteve shtetërore, institucioneve akademike dhe komunitetit shkodran.

Në simpozium morën pjesë:
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Z. Bajram Begaj, Prefektja e Qarkut Shkodër, Holta Duda, Kryetari i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Z. Nikollë Camaj,
Deputetë dhe përfaqësues vendorë, si edhe pedagogë, studentë, nxënës e qytetarë të Shkodrës.

Në mbyllje të aktivitetit, Presidenti Begaj vizitoi Bibliotekën Shkencore të UNISHK, ku u njoh me fondet kërkimore, projektet dhe zhvillimet bashkëkohore të institucionit.
UNISHK vijon të mbetet një qendër e rëndësishme e dijes, studimit dhe identitetit kulturor, duke e festuar Ditën e Alfabetit me dinjitet institucional dhe vlerësim të traditës kombëtare.