Me shumë kënaqësi dhe mirënjohje po përmbyllim një javë të suksesshme të nismës:“Österreich liest – Literatur verbindet Austria lexon – Letërsia na bashkon
Gjatë këtyre ditëve, libri dhe leximi u bënë pjesë e takimeve tona, duke na afruar më shumë me botën e gjuhës, dijes dhe imagjinatës. Çdo faqe e lexuar na solli ide të reja, na nxiti të mendojmë dhe na kujtoi se librat janë shokë të çmuar në çdo moshë.
Një falënderim i veçantë u shkon mësuesve të Shkollës Austriake “ Peter Mahringer” Mag.Renate Kohlrusch, Dipl.-Ing Reuf Kozlica, Mag. Karoline Kuttner,Mag.Isabella Knapp-Mӧderl, Mag Ernst Pannager, Ing. Mag. Franz Vilsecker dhe mësuesve të shkollës së Gjuhëve të Huaja “Shejnaze Juka” znj.Ermira Boriçi dhe znj.Irsida Kruja. Me përkushtimin, kreativitetin dhe dashurinë për mësimdhënien, ata krijuan një atmosferë të ngrohtë e frymëzuese dhe e bënë këtë javë të veçantë. Mbështetja dhe puna e tyre ndihmuan që rreth 80 nxënësit pjesëmarrës, ta përjetonin leximin jo vetëm si një aktivitet, por si një mundësi për të zbuluar, për të ndarë mendime dhe për të komunikuar përmes gjuhëve e historive të ndryshme.
Faleminderit edhe nxënësve dhe të gjithë pjesëmarrësve që u bashkuan me entuziazëm, kuriozitet dhe dëshirë për të lexuar. Pjesëmarrja dhe energjia juaj i dhanë jetë kësaj nisme dhe dëshmuan se një libër i mirë mund të na bashkojë, të na frymëzojë dhe të na çojë në udhëtime të mrekullueshme, edhe pa lëvizur nga vendi.
Kjo javë e suksesshme po përfundon, por dashuria për librat dhe kënaqësia e leximit le të vazhdojnë çdo ditë. Urojmë që përvoja e bukur e “Austria Lexon” të na motivojë të hapim libra të rinj, të zbulojmë histori të tjera dhe ta mbajmë gjithmonë gjallë kureshtjen për të mësuar.
Postime Së Fundi
- Austria lexon – Letërsia na bashkon
- Njoftim për dhurim librash nga studiuesi Prof. dr. Skënder Asani
- Vizitë e veçantë në Universitetin e Shkodrës.
- UNISHK feston Ditën e Alfabetit dhe nderon vizitën e Presidentit Begaj.
Austria lexon – Letërsia na bashkon