Studentët e praktikës profesionale, dega Gjuhë-Letërsi, në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “Branko Kadija”, me mbështetjen e Bibliotekës Shkencore Universitare organizuan takimin: “ Lexojmë autorët gegë”.

Të pranishëm ishin: nxënës, mësues, studentë, punonjës së bibliotekës dhe pedagogia e tyre Doc. Bora Logu.

Nëpërmjet aktivitetit u synua që nxënësve e shkollave 9–vjeçare t’u tërhiqet vëmendja drejt librit dhe të nxiten për të njohur dhe lexuar veprat e autorëve gegë.

Studentet e praktikës profesionale Neriman Velija, Kamila Fjerza kishin përzgjedhur për nxënësit 14 autorë të mëdhenj, kolosë të letërsisë shqipe si : Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Pashko Vasa, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Arshi Pipa, që me veprat e tyre krijuan një trashëgimni të vyer në historinë e letërsinë shqipe.