“Lexuesi student, për revistën pedagogjike të para një shekulli”, është aktiviteti I zhvilluar sot në Bibliotekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, dedikuar Ditës Ndërkombëtare të Librit.
Veprimtaria kishte protagoniste studentet e degës Gjuhë-Letërsi: Klevisa Bardeli, Laura Kasteri, Deada Smajlaj, Elsaida Zhejani; të degës Mësuesi: Karmen Boci si dhe të praktikës profesionale Klodiana Martincanaj. Me trajtesat e tyre këto studente, jo vetëm na njohën me materialet pedagogjike-didaktike, me metodologjinë e mësimdhënies, praktikat mësimore, literaturën e bollshme të revistës, por dhanë ide, opinione e vlerësime konkrete që lidhen me jetën studentore e studimore në ditët e sotme.
Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre pedagogët: Bora Logu, Alfred Çapaliku dhe Erzen Koperaj. Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe studentët e Shkencave të Edukimit si dhe ato të Shkencave Shoqërore.
Veprimtaria u ideua dhe u organizua nga Olimpia Kakarriqi , përgjegjëse e fondit të rrallë arkivor.