Në javën e librit është bërë traditë që në bibliotekë të ftohen personazhe të letrave. Këtë të mërkurë, dt.25 prill ne kishim të ftuar në mjediset e BUSh pedagogen, dr. Ermira Alija për një bashkëbisedim me temë : “Të lexuarit mes shkollës dhe bibliotekës”
Moderatore në këtë bashkëbisedim ishte zj. Alida Luka. Zj. Ermira Alija si një didakte e letërsisë në ciklet e mësuesisë trajtoi raportin me librin e leximin në përgjithësi dhe motivimin që duhet të kenë studentë pë t’u qasur me librin e me leximin si proces. Gjatë bisedës u trajtua jo vetëm eksperienca akademike e zj Alija por u fol edhe për një kontribut që ajo po jep si përkthyese e krijimtarisë klasike për fëmijë duke ndihmuar në nxitjen e leximit përmes argëtimit.
Takimi u ndoq nga mjaft studentë, pedagogë, përfaqësues të Drejtorisë Arsimore, mësues të letërsisë në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme e shumë miq të zj. Alija.