Në javën e librit është bërë traditë që në bibliotekë  të ftohen  personazhe të letrave. Këtë të mërkurë, dt.25 prill ne kishim të ftuar në  mjediset e BUSh pedagogen, dr. Ermira Alija për një  bashkëbisedim me temë : “Të lexuarit mes shkollës dhe bibliotekës”

Moderatore në këtë bashkëbisedim  ishte zj. Alida Luka. Zj. Ermira Alija si një didakte e letërsisë në ciklet e mësuesisë trajtoi raportin me librin e leximin në përgjithësi dhe motivimin që duhet të kenë studentë pë t’u qasur me librin e me leximin si proces. Gjatë bisedës u trajtua jo vetëm eksperienca akademike e zj Alija por u fol edhe për një kontribut që  ajo po jep si përkthyese e krijimtarisë klasike për fëmijë duke ndihmuar në nxitjen e leximit përmes argëtimit.

Takimi u ndoq nga mjaft studentë, pedagogë, përfaqësues të Drejtorisë  Arsimore, mësues të letërsisë në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme e shumë miq të zj. Alija.