“Një bibliotekë brenda bibliotekës : rasti i Bibliotekës Austriake pranë Bibliotekës Shkencore të Universitetit “ Luigj Gurakuqi”, kështu titullohej videoprezantimi i përgatitur nga stafi i BUSH, shfaqur sot në sallën “Valter Hὃfflechner”.

Qendra e Trajnimit Bibliotekar, pranë Bibliotekës Kombëtare, në kuadër të ciklit: ” Praktikat më të mira”, përzgjodhi Bibliotekën e Korçës dhe Bibliotekën Universitare të Shkodrës për t’i prezantuar si modele përfaqësuese në Rrjetin Kombëtar të Bibliotekave.

Të pranishmit : nxënës të shkollave të mesme, studentë, mësues etj ndoqën për rreth 30 minuta materialin audioviziv, nga ku u njohën më mirë me fondet, koleksionet, ambientet e bibliotekës etj.