Biblioteka Shkencore e Universitetit “ Luigj Gurakuqi ”, priti sot në aktivitetin e rradhës, studentët e degës Pune Sociale, në një takim informues me temë :

“T@sk “ në mbështetetje të studentëve”

Punonjëset e bibliotekës njohën studentët me literaturën që ndodhen në sallën e Fakulteteve, “ Kolë Ashta ”.

E ftuar nga biblioteka, pedagogia Dr. Bujana Topalli, informoi të pranishmit për fondin e librave të Punës Sociale, financuar nga Komisioni Europian, i cili përfshin botime të viteve të fundit, në gjuhën angleze, nga autorë dhe shtëpi botuese ndër më prestigjozet e botimeve shkencore.

Studentët shfaqën interes për literaturat e Universiteteve të: Harvardit, Oxford, Cambridge etj.Pjesë nga koleksioni i referuar nga pedagogia e tyre u huazuan dhe u përdorën për lexim në sallë.