Rregullore e Bibliotekës së Universitetit
RREGULLORE
E BIBLIOTEKËS SË UNIVERSITETIT “LUIGJ GURAKUQI” – SHKODËR
- 1. LEJUESHMËRIA
- 1. Biblioteka e Universitetit është e hapur për këdo në përgjithësi.
- 2. Frekuentimi bëhet duke iu përmbajtur Statutit të USH si dhe të EDV-ve (programeve elektronike për përpunim të dhënash) përkatëse.
- 3. Kohët e hapjes përcaktohen në mënyrë të veçantë dhe bëhen publike.
- 2. FREKUENTIMI I BIBLIOTEKËS SË UNIVERSITETIT REALIZOHET:
- 1. Në sallën kryesore për të paktën 2100 orë në vit, nga të cilat në periudhën e pushimeve të paktën 30 orë në javë.
- 2. Në ambientet e tjera të leximit dhe përdorimit të Bibliotekës Qendrore si dhe në bibliotekat e fakulteteve dhe të departamenteve me të paktën 800 orë në vit, nga të cilat gjatë kohës së pushimeve me të paktën 15 orë në javë.
- 3. Në departamentet e universitetit të paktën 700 orë në vit, me një kohë minimale hapjeje prej 20 orësh, gjatë periudhës së pushimeve me të paktën 5 orë në javë.
- 3. E DREJTA E FREKUENTIMIT
Kanë të drejtë frekuentimi:
- 1. Pjesëtarë të USH.
- 2. Pjesëtarë të universiteteve dhe shkollave të larta shqiptare, (shkollave të larta profesionale).
- 3. Persona të tjerë mbi 14 vjeç.
- 4. Persona nën 14 vjeç, të cilët sjellin një garanci me shkrim të prindit apo të përfaqësuesit zyrtar për te.
- 5. Biblioteka e Universitetit ka të drejtë të kërkojë nga frekuentuesit një dokument të vlefshëm identifikimi me fotografi për fitimin e së drejtës së frekuentimit.
- 6 Në raste të justifikuara veçanërisht për fondet me përdorim të kufizuar mund të kufizohet e drejta e frekuentimit me arsyetimin e qëllimit për mësimdhënie dhe kërkime.
- 4. STRUKTURA DHE FONDI
Biblioteka e Universitetit përbëhet nga Biblioteka Qendrore, ato të fakulteteve dhe departamenteve si dhe të njësive të tjera të ndryshme të qendrave bibliotekare.
- 5. FONDED E BIBLIOTEKËS
Fondet e Bibliotekës së Universitetit janë pronë e USH; nga kjo përjashtohen fondet të cilat janë pasuri kombëtare, për sa kohë që ato përbëjnë një të tërë në kontekstin historik, artistik, kulturor ose shkencor.
- 6. SHËRBIMET
– Frekuentimi i Bibliotekës së Universitetit si dhe huazimi i materialeve të saj është falas.
– Biblioteka e Universitetit ofron në veçanti shërbimet e mëposhtme:
- 1. Sigurimin (blerja), zbërthimin dhe vënien në zotërim të të gjitha materialeve dhe burimeve elektronike që shërbejnë për përmbushjen e detyrimeve të mësimdhënies dhe atë kërkimore për pjesëtarët e USH, për publikun e interesuar, për fushën shkencore, duke marrë parasysh vazhdimësinë dhe përsosjen e mëtejshme në të ardhmen.
- 2. Huazimin e materialeve për përdorim jashtë Bibliotekës së Universitetit (Huazimi).
- 3. Gjetjen e materialeve nga Fondet e bibliotekave të tjera, (Huazimi në distancë), si dhe furnizimin elektronik të dokumentacionit.
- 4. Kryerjen e shërbimeve informuese, veçanërisht paraqitjen e informacionit nën përdorimin e rrjeteve ndërkombëtare të të dhënave (p.sh. internet) dhe burimeve elektronike.
- 5. Vënien në shërbim të hard dhe software -ve të standardizuara.
- 6. Përkujdesjen dhe zbërthimin e vlerave historike të fondit libër.
- 7. Bashkëpunimin në projektet e përbashkëta shqiptare dhe ndërkombëtare në fushën e informacionit shkencor.
- 8. Bashkëpunimin dhe bashkërendimin me bibliotekat e tjera shkencore të Shqipërisë dhe ato të Evropës.
- 9. Specializimin në fushën e Bibliotekave, Informacionit dhe Dokumentacionit (BID).
- 10. Organizimi dhe drejtimi i ekspozitave dhe veprimtarive të tjera kulturore.
- 7. RREGULLI DHE SIGURIA
- 1. Ambientet e Bibliotekës së Universitetit janë për t’u përdorur, duke ruajtur njëkohësisht fondet, ndërtesën, hapësirat e brendshme dhe rreth saj dhe duke siguruar inventarizim të të gjithave.
Ndalohet veçanërisht
- a) marrja me vete e objekteve, të cilat mund të paraqesin rrezik për persona, inventar ose materiale;
- b) përdorimi i objekteve, të cilat dëmtojnë ecurinë e punës;
- c) sjellja me vete e kafshëve, me përjashtim të qenve shoqërues të invalidëve (të verbërve);
- d) sjellja me vete e objekteve, përmes të cilave mund të lehtësohet vjedhja;
- e) sjellja e pahijshme, shqetësuese;
- f) ndërhyrje në soft dhe hardware -t e ofruar nga Biblioteka.
- 2. Të ngrënët dhe të pirët është e lejuar vetëm në ambientet e parapara për këtë.
- 3. Duhet të zbatohen urdhrat e personelit të Bibliotekës të cilat i shërbejnë ruajtjes së rregullit dhe sigurisë si dhe të sigurimit të inventarit dhe fondeve.
- 4. Personeli i Bibliotekës ka të drejtë të kërkojë, që:
- a) për qëllim kontrolli të hapë çanta dhe mbajtëse të tjera, me të cilat mund të lehtësohet vjedhja;
- b) sipas nevojës së shërbimit t’i kërkojë lexueses ose lexuesit të identifikohet me dokument.
- 5. Hyrja në ambientet e brendshme bëhet duke zbatuar rregulloren mbi gardërobën.
- 8. KUFIZIMI I PËRDORIMIT TË MATERIALEVE
- 1. Materialet, publikimi dhe përhapja e të cilave është e ndaluar me ligj ose me urdhër zyrtar ose me gjyq, nuk vihen në dispozicion.
- 2. Përdorimi i materialeve, ruajtja e të cilave duke u nisur nga vlera e tyre kërkon masa sigurie të veçanta ose procedura ruajtjeje, është i mundur vetëm në ambientet e parapara për këtë gjë.
- 3. Për përdorimin e materialeve në përgjithësi nga fondi i bibliotekës së universitetit do të paralajmërohet mbi rregullat e së drejtës së autorit ose të rregullave të licencës.
- 4. Përdorimi i shërbimeve online jashtë USH, mund të kufizohet si pasojë e marrëveshjeve të licencuara.
- 9. E DREJTA E HUAZIMIT
Të drejtën për të huazuar materiale e kanë:
- 1. Pjesëtarët e USH;
- 2. Pjesëtarë të universiteteve të tjera shqiptare ose shkollave të larta profesionale;
- 3. Persona me banim të vërtetuar në Shqipëri, nën 14 vjeç. Deri në mbushjen e moshës së plotë është i nevojshëm autorizimi i personit përgjegjës;
- 4. Persona të tjerë mbi 14 vjeç pas pagesës se një dorëzanie në masën 220 euro, ku numri i librave të huazuar përnjëherësh kufizohet në 3 copë. Kjo dorëzani mund të zëvendësohet edhe nga një deklaratë dorëzanie nga një departament i USH ose i një institucioni tjetër zyrtar.
- 10. E drejta e huazimit
- 1. E drejta e huazimit dëshmohet me dokumentin e paraparë për këtë gjë.
- Sasia e huazimit
11.1. Gjithsej mund të huazohen njëkohësisht deri në 5 libra, me përjashtim të huazimeve sipas § 9 (4).
- 12. AFATET E HUAZIMIT
- 1. Afati i huazimit përmban 15 ditë.
- 2. Afati për huazimin e librave shkollore përmban 30 ditë.
- 3. Lejohet zgjatja deri në tre herë e afatit, për sa kohë që shtyrja bëhet brenda afatit të kthimit, si dhe për sa kohe që nuk ka kërkesa për këto libra.
- 4. Biblioteka e universitetit ka të drejtë, që në raste të veçanta të vendosë një afat më të shkurtër huazimi, të ndalojë materiale për huazim ose të kërkojë materialin para skadimit të afatit të kthimit.
- 13.KUFIZIMI NË HUAZIM
- 1. Përjashtohen nga huazimi:
- a) materiale, të cilat janë të ekspozuara në bibliotekat përkatëse (fondet e hapura) ose ato që nevojiten vazhdimisht në bibliotekë;
- b) materiale, të cilat datojnë para vitit 1945;
- c) materiale me rëndësi e vlerë të veçantë;
- d) materiale të veçanta mediale si ato multimediale të ngjashme me këto.
- 2. Materialet e përmendura nga a) deri ne d) mund të huazohen vetëm me leje të veçantë të Drejtorisë së Bibliotekës së Universitetit.
- 3. Huazimi i materialeve në bibliotekën studentore u lejohet vetëm studenteve.
- 4. Për huazimin nga fondet e bibliotekave të fakulteteve dhe departamenteve mund të vendosen e vlejnë mënyra pak më të ndryshme nga kjo Rregullore Frekuentimi.
- 14. KTHIMI I MATERIALEVE TË HUAZUARA
- 1. Materialet e huazuara duhet të kthehen nga vetë huazuesi, maksimumi deri në afatin e kthimit.
- 2. Në rast kërkese nga ana e lexuesit mund të lëshohet vërtetim nga punonjësi i Bibliotekës mbi kthimin e materialeve.
- 3. Në rast moskthimi në afat të materialeve, nuk mund të huazohet më dhe në të njëjtën kohë bëhet gjobitja sipas § 16.
- 15. HUAZIMI NË DISTANCË DHE KËRKIMI I DOKUMENTACIONIT
- 1. Materialet, të cilat nuk gjenden në bibliotekat publike në Shkodër, mund të sigurohen nëpërmjet huazimit në distancë ose dërgimit të dokumenteve.
- 2. Vënia në shërbim e materialeve të gjetura mund të bëhet, sipas urdhrit të bibliotekës që ka dhënë materialet, ose me përdorim në sallat e Bibliotekës ose me huazim përkundër një vërtetimi për të drejtën e huazimit ose dorëzimit të dokumenteve.
- 3. Afati i huazimit është 30 ditë, për sa kohë që biblioteka huadhënëse nuk përcakton afate të tjera.
- 4. Në rast moskthimi të materialeve të dhëna sipas pikës (1) bëhet gjobitja sipas § 16.
- 16. DORËZIMI ME VONESË I MATERIALEVE
- 1 Për moskthimin në afat të materialeve të huazuara, lexuesi duhet të paguajë një gjobë prej 20 L. të reja në ditë për libër. Gjoba fillon me ditën e parë pas afatit të kthimit, ku shuma e përgjithshme nuk duhet të kalojë shumën që duhet për të ri blerë materialin.
- 2. Me skadimin e afatit të kthimit bëhen më e shumta tre paralajmërime në një interval kohor prej 7 ditësh. Paralajmërimi i parë dhe i dytë mund të bëhen edhe me e -mail. Paralajmërimi i tretë bëhet në rrugë postare, me postë rekomande.
- 3. Nëse edhe pas paralajmërimit të tretë, kthimi i materialeve nuk bëhet, do të ndiqet rruga gjyqësore për kthimin e materialeve.
- 4. Për personat që janë anëtarë të universitetit bëhet lajmërimi në Rektorat me qëllim vendosjen e sanksioneve.
- 17. SHPENZIMET DHE SHPËRBLIMET
- 1. Për sigurimin e materialeve në rrugë huazimi në distancë ose dorëzimin e dokumenteve, shpenzimet merren përsipër nga porositësi, po ashtu edhe shpenzimet për fotokopje dhe printime.
- 2 Shërbimet Online, veçanërisht ato të cilat do të ofrohen nga Biblioteka e Universitetit, janë pa pagesë.
- 3 Për kërkime literature përmes zyrës së informacionit mund të llogariten shpenzimet përkatëse për shfrytëzimin e ambientit.
- 18. SHKELJA E RREGULLORES SË FREKUENTIMIT
- 1. Shkelja e Rregullores së Frekuentimit mund të çojë në kufizim të së drejtës së përdorimit deri në një përjashtim me afat nga Biblioteka.
- 2. Për shkelje të ligjeve për rregull dhe siguri do të procedohet sipas rregullave të USH.
- 3. Për humbje dhe dëmtim të materialeve si dhe për dëmtime të natyrave të tjera do të kërkohet dëmshpërblim.