Në Fondin e Serialeve të bibliotekës tonë u zhvillua një takim me nxënësit e shkollës “Dituria“. Qëlllimi i këtij takimi ishte njohja me botimet e revistave dhe gazetave të vjetra të botuara në qytetin e Shkodrës. Nxënësit ndoqën me kureshtje historinë e zhvillimit të shtypit periodik dhe vëzhguan nga afër ekspozitën e krijuar enkas për ta. Botimi i revistave dhe i gazetave si: Agimi (1919), Afrimi (1922), Hylli i Dritës (1913), LEKA (1929), Cirka (1936), Fryma (1944), Laimet e Komisisë Letrare Shqipe (1916), Shkolla e re (1921), Dilli (1910), Besa shqyptare (1913), Koha e re (1919), Zani i Shkodrës (1915), Posta e Shqypniës (1916) etj. janë dëshmi e zhvillimit kulturor, arsimor, letrar e ekonomik të qytetit tonë. Gjithashtu janë një pasuri e vyer e Fondit Albano-Balkanologjik të Bibliotekës së Universitetit.