Mësuesit me punën e tyre ndryshojnë botën! Bota pa gruan është një kopësht pa lule!
GËZUAR FESTAT E 7 – 8 MARSIT!
Ekspozita e hapur në hollin e bibliotekës sonë këto dy ditë përfshin:
– libra me autore gra dhe vajza që kanë kontribuar me shkrimet dhe studimet e tyre në të gjitha fushat e shkencës dhe,
– libra nga autorë të ndryshëm që i dedikohen figurës së mësuesit, edukimit, mësimdhënies dhe arsimit shqiptar.
I ftojmë studentët të njihen me këtë koleksion librash të veçantë!