Sot me datë 18.11.2022, Biblioteka shkencore e Universitetit “ Luigj Gurakuqi”, në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja organizoi një leksion të hapur: “ Përkthimi si bashkautorësi dhe ngjarje letrare “, ku të ftuar si referues ishin pedagogët e Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Klodeta Dibra dhe Prof. As. Dr. Kristaq Jorgo.
Në një mjedis të bukur akademik me pedagogë të gjuhëve të huaja, të gjuhës e letërsisë shqipe e studiues të fushës, si edhe studentë shumë të interesuar e motivuar, leksioni u hap nga Prof. Dibra, e cila e trajtoi përkthimin si bashkautorësi, aktkrijim.
Ndërsa Prof. Jorgo trajtoi studimin e tij të bazuar në analizën kuantematike të tekstit letrar e posaçërisht të poezisë së përkthyer.
Postime Së Fundi
- Njoftim për dhurim librash nga studiuesi Prof. dr. Skënder Asani
- Vizitë e veçantë në Universitetin e Shkodrës.
- UNISHK feston Ditën e Alfabetit dhe nderon vizitën e Presidentit Begaj.
- Dhurimi i vepres “Kontrabasi në veprat Shqiptare” me autor Profesorin e muzikës Arben Basha.
Leksion i hapur:”Përkthimi si bashkautorësi dhe ngjarje letrare”




