Me datë 21.04.2017, në orën 17.00, në ambientet e Bibliotekës Universitare të Shkodrës, në kuadër të aktiviteteve të organizuara me rastin e javës së librit, u zhvillua nje lexim skenik me të ftuar aktorin austriak Martin Waltz.
Me rastin e 75-vjetorit të vdekjes së shkrimtarit të mirënjohur austriak Stefan Zweig aktori përzgjodhi të lexojë një pjesë nga vepra e tij titulluar “Ciceroni” (Cicero) shkëputur nga libri “Orët yje të njerëzimit” (Sternstunden der Menschheit). Aktiviteti u ndoq me shumë interes nga të pranishmit dhe u përcoll nga mediat lokale.

Postime Së Fundi
- Njoftim për dhurim librash nga studiuesi Prof. dr. Skënder Asani
- Vizitë e veçantë në Universitetin e Shkodrës.
- UNISHK feston Ditën e Alfabetit dhe nderon vizitën e Presidentit Begaj.
- Dhurimi i vepres “Kontrabasi në veprat Shqiptare” me autor Profesorin e muzikës Arben Basha.
Lexim skenik me të ftuar aktorin austriak Martin Waltz


