Ditën e premte, me 24 prill, ora 11:00 në sallën e leximit “Jup Kastrati” u bë mbyllja e nismës “Më nxit një libër”, organizuar nga studentët e Universitetit të Shkodrës, në bashkëpunim me Bibliotekën Universitare me rastin e Ditës Botërore të Librit. Nisma Vullnetare Studentëve, ishin organizuar ditën e enjte, me 23 prill, në një manifestim publik në pedonalen e qytetit të Shkodrës ku ftonin qytetarët të ishin më pranë librit. Studentët qëndruan të ulur në një rreth të improvizuar nga vetë ata, me nga një libër në dorë dhe pranë tyre kishin vendosur “Pemën e dijes“, në të cilën ftoheshin kalimtarët të varnin në dëgët e kësaj peme një titull libri që atyre iu kishte lënë më së shumti mbresa dhe që ua sugjeronin edhe të tjerëve që ta lexonin. Mbasi që qytetarët i janë përgjigjur kësja nisme, studentët janë drejtuar Bibliotekës Universitare ku kanë sjellë pemën me “listën e librave“ të sugjeruar nga qytetarët.
Përmbyllja e këtij aktiviteti u bë në sallën e leximit “Jup Kastrati“ nga punonjësja e bibliotekës Arjeta Ferlushkaj, e cila foli rreth kësaj nisme qëkur u zhvillua për herë të parë në bibliotekë, në vitin 2013, por nën një ideim tjetër. Ajo përgëzoi studentët e NVS-së që këtë vit i dhanë kësaj nisme një format më origjinal dhe të veçantë dhe në emër të institucionit, i ftoi ata të ishin pjesë aktive e aktiviteteve të tilla të përvitshme. Më pas e mori fjalën përfaqësuesi i Nismës Vullnetare të Studentëve, Arjet Pervizi, i cili falenderoi qytetarët për pjesëmarrjen në këtë nismë të tyre si dhe Bibliotekën e Universitetit për mbështetjen. Në emër të të gjithë grupit të punës, ai u shpreh se ishin të gatshëm që ta bënin këtë nismë një aktivitet të përvitshëm dhe plot me risi të tjera, mjafton që të arrihet qëllimi kryesor që është: sensibilizimi i kalimtarwve pwr Ditwn Botwrore tw Librit; tw afrohen njerëzit më shumë me librin dhe të nxitet dëshira për të lexuar tek çdo brez por sidomos tek të rinjtë.
Ky aktivitet u pasqyrua edhe nga mediat lokale të qytetit të Shkodrës.