Me dt. 25 prill “Nisma studentore” në bashkëpunim me BUSH organizuan aktivitetin nën siglën “Më nxit një libër”, aktivitet ky që zhvillohet për të tretën herë në mjediset e bibliotekës dhe vjen si iniciativë dhe ide e vetë studentëve.
Këtë vit “Nisma studentore”, me mbështetjen e gjërë të studentëve nga gjithë fakultetet, solli një qasje të re me librin . Në fokus ishte poezia e autorëve shqiptarë. Vlen të përmendet serioziteti i studentëve recitues por dhe i studentëve që ndiqnin aktivitetin e që herë pas here dhuronin duartrokitje gjatë interpretimeve të ndryshme.
Aktiviteti u përshëndet edhe nga drejtuesja e bibliotekës e cila përgëzoi studentët për këto gjetje interesante që nxisin të lexuarin . Nga grupi organizator u ndanë edhe çertifikata vlerësuese për interpretimin dhe angazhimin e studentëve në këtë event. Çdo studenti pjesmarrës iu dhurua dhe një shënjues libri me thënie rreth librit dhe të lexuarit si proçes.
Aktiviteti kulmoi me “ Panairin e Librit” (kështu u cilësua nga studentët) që në fakt ishte një shkëmbim librash. Secili nga studentët që kishte sjellur një libër nga biblioteka personale reklamonte librin e tij, e bënte interesant për të mundësuar shkëmbimin. Ky panair u realizua në kushtet e një koktei të thjeshtë dhe bëri që studentët të ndiheshin mjaft komod në përmbushjen e qëllimit të aktivitetit.
Postime Së Fundi
- Pasurimi i Fondit të Fakulteteve me librin“ Metodat e kërkimit social”,edicioni i gjashtë
- Vizita në bibliotekë nga stafi i Universitetit Vechta, Gjermani
- Bisedë me botuesin dhe studiuesin Z.Frano Kulli
- Vizita e Ambasadorit të Austrisë në Shqipëri, z. Christian Steiner,në bibliotekë
Më nxit një libër