Klodeta Dibra sjell në shqip Alda Merinin
“Merini një takim përtej gjuhës”
” Përshtjellim ndjenjash ” dhe ” Tokë e shenjtë ” të poetes italiane Alda Merini, të sjella në shqip nga përkthyesja Klodeta Dibra, ishin dy botimet e promovuara së fundmi në Bibliotekën Universitare.
Të pranishmit në takim : pedagoge të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, mësues të gjuhës italiane nga shkollat e qytetit, stafi i Bibliotekës, studentë dhe nxënës të shkollave të mesme ndoqën me interesë të veçantë trajtesat për krijmtarinë poetike të Alda Merinit, poetes italiane të shekullit XX dhe fillim shekullit XXI.
Në emër të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, fjalën e rastit e mbajti Zv/Rektoria Prof.dr. Rajmonda Këçira, e cila solli për të pranishmit personalitetin akademik si pedagoge e drejtuese e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, por edhe profesional si përkthyese të Klodeta Dibrës.
“Merini dhe përkthyesja, Klodi, më bënë të kuptoja se mendësia e dinjiteti i gjuhës kalon përtej mundësive teorike, për sa kohë kemi nevojë për letërsi dhe jo thjesht për një përkthim literal, po për një lëvizje të gjuhës në kohë e funksione qarkulluese të poezisë dhe poetit në gjuhë tjetër.
Të dy tekstet e përkthyera u trajtuan me të njëjtën strategji përkthimi, ndjekjen e Merinit për t’i dhënë kënaqësi lexuesit, dhe pas çdo mbërritjeje në fund, të kthyerit në leximin e saj ishte ushtrimi që promovonte jo vetëm përkthimin po dhe Merinin mes gegnishtes letrare dhe standardit̶̶. ̶ citoi në trajtesën e saj studiuese dhe redaktore e dy librave Ermira Ymeraj.
Dr. Fabio Rocchi, profesor i gjuhës dhe letërsisë italiane në Universitetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, referoi me temën: Corpi che cadano. Sull campo allegorico de “La Terra Santa”, di Alda Merini. Duke falenderuar prof. dr. Klodeta Dibën, për mundësinë e diskutimit mbi përkthimin e poetes së madhe të viteve ’70 -’90 Alda Merinit, e gjeti me vend të trajtonte në rrafshin alegorik gjuhën e trupave që bien në vëllimin “Tokë e Shenjtë”, duke vlerësuar përkthyese për ruajtjen e imazheve gjuhësore në këtë vëllim.
Përse zgjodhi Merinin ? ̶ Me përgjigjen e kësaj pyetjeje e nisi trajtesën përthyesja Klodeta Dibra, e më pas në një ekspoze interesante trajtoi: Merinin poete, Merinin dhe dashurinë, Merini dhe dhimbjen, Merini dhe familja, përkthimin e poezive dhe mes shqipes e gegënishtes.
Gjatë takimit pati interpretime të poezive të Merinit nga poetja Arjola Zadrima dhe në fund u dhanë: mendime, vlerësime, përgëzime e falenderime për përkthyesen Klodeta Dibra, që bëri të lexohej shqip perla nga tërësia e opusit merinian.