Me date 31,01,2014 Biblioteka Austriake ne Shkoder, shfaqi ne Sallen “Walter Höflechner” te Bibliotekes universitare ne Shkoder, Musical-in e famshem “Elisabeth” kushtuar jetes dhe vdekjes se perandoreshes se Austrise Elizabetes. Qe nga shtatori 2012 luhet ky musical ne Teatrin Raimund ne Vjene, dhe regjistrimi ishte nje kopje origjinale e kesaj venieje ne skene. Regjia eshte nga Harry Kupfer ndersa idene e ka hedhur Michael Kunze, i cili ka bere dhe tekstet e kengeve. Ne te gjithe boten, perkatesisht ne 11 vendet qe eshte vene ne skene ky musical numeron mbi 9.6 milion shikues dhe 7,424 venie ne skene. Vetem ne Vjene numerohen 1.750 venie ne skene me 1.8 milion shikues. Muziken dhe orkestrimin e ka bere Sylvester Leavy. Ne rolet kryesore luajne:
Elisabeth: Maya Hakvoort
Vdekja: Máté Kamarás
Luigji Lukeni: Serkan Kayan
perandori Franc Jozef: André Bauer
Koreografia eshte nga Dennis Callahan, dirigjent: Caspar Richter, skenograf: Hans Schavernoch, kostumograf: Reinhard Heinrich, luan orkestra e skenave te bashkuara ne Vjene.
Ky Musical tregon historine dramatike dhe te famshme, mbi jeten, veprimtarine dhe vuajtjet e perandoreshes Elizabete, e cila fillon si nje perrralle romatike dhe mbaron me nje vdekje tragjike.
Shfaqja zgjati 2 ore e 30 minuta dhe moren pjese rreth 80 shikues.