Të nderuar anëtarë të BUSH,

ju bëjmë me dije se pas përfundimit të aktivitetit “ 100 – vjetori i Vrasjes së Luigj Gurakuqit sipas dokumenteve të Arkivit të Kroacisë”, bibliotekës shkencore të universitetit iu dhurua një fond i ri librash nga drejtuesi i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, në Maqedoninë e Veriut, Prof. dr. Skënder Asani.

Ky dhurim vlerëson dhe pasuron koleksionin tonë bibliotekar, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e studimeve kulturore, historike dhe akademike në komunitetin tonë.

Ftojmë të gjithë studentët, mësuesit dhe studiuesit të vizitojnë bibliotekën për të përfituar nga ky fond i ri librash.

Ju falënderojmë Prof. Asani për kontributin dhe mbështetjen në promovimin e dijes dhe kulturës.