Ditën e mërkurë me 26.07.2017, rreth orës 11.00, ambjetet e Bibliotekës Universitare dhe asaj Austriake në Shkodër u vizituan nga një grup prej 6 deputetësh të Partisë Popullore të Parlamentit të Burgenlandit në Austri. Drejtorja e Bibliotekës Znj. Alida Luka u foli rreth shërbimeve, frekuentimit, pasurimit si dhe automatizimit të kësaj Biblioteke. Më pas grupi vizitoi ambjentet e Bibliotekës me detaje, të shoqëruar nga punonjësja si dhe drejtuesja e Bibliotekës Austriake Znj. Oriona Zylja, ku u shpreh dhe dëshira për bashkëpunim dhe ndihmesë në vazhdimësi.
Vizita dhe vlerësimi që na bënë miqtë na gëzoi dhe na dha më shumë motivim në misionin tonë në shërbim të komunitetit dhe studiuesve.